Tensionohet situata në kufi të Bërnjakut, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 17:53
Është tensionuar situata afër kufirit të Bërnjakut, ku Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Ata kanë kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën lidhur me bllokimin e përdorimit të targave serbe.
Kjo ka ndodhur pak para orës 17:00, ndërsa masa është shpartalluar.
Mësohet se deri tani nuk ka të lënduar, ndërsa protestuesit janë tërhequr dhe po tubohen nëpër lokacione të ndryshme dhe në numër më të vogël.
Situata është e qetë, por nën tension.
Serbët janë mbledhur në protestë për shkak të masave të reciprocitete të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.
