Lushnje, ushtron dhunë psikologjike dhe tenton të godasë babain e tij, prangoset 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është prangosur nga policia e Lushnjës ditën e sotme.

Ky person ka ushtruar dhunë psikologjike dhe tentuar të godas me sende të forta babanë e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.