Land Roveri del nga rruga në Qafën e Koshovicës, plagosen 2 pasagjerët

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", Fier.

Një mjet tip "Land Rover" ka dalë nga rruga për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç.

“Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës" ka dalë nga rruga mjeti tip "Land Rover", me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.