Fatos Nano ka ditëlindjen, Luan Rama e uron me foton e veçantë: Nuk mjafton asnjëherë...

Luan Rama i ka uruar 69-vjetorin e lindjes ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos.

Ish-nënkryetari i LSI e uron me një ‘Gëzuar’ Nanos, por duke theksuar se nuk mjafton fjala për të sjellë përmasën e urimit për një mik.

"PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES…

Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik! Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë,  dhe festofsh një shekull ditëlindje," shkruan Rama në Facebook.