Situata kaotike e urbaneve në Tiranë, vonesa dhe mosrespektim të masave anti-Covid

Situata në urbanet e Tiranës vazhdon të mbetet kaotike për banorët e kryeqytetit.

Sipas qytetarëve linjat e transportit urban  janë të rralla dhe vonohen për shkak dhe të trafikut të rënduar.

Për këtë arsye urbanet tejmbushen me pasagjerë, gjë që bën të pamundur ruajtjen e distancës, raporton gazetarja e terrenit, Enxhi Musai.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Ora News, ka vetëm 2 urbane për linjën e Sanatariumit.