Qytetarët e konsiderojnë të vonuar vendimin për autobusët: Po të kishte shtet nuk bëhej kjo rrumpallë!

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e urbanëve të Unazës në kryeqytet.

Vendimi është marrë pas abuzimeve gjatë kohës së pandemisë. Por a ishte i vonuar ky vendim?

"Të marrin masa ata që bëjnë politika por e kanë mendjen te karrigia e vet."

Qytetarët thonë se si Unaza pothuajse njësoj janë të gjitha linjat e urbanëve, ku masat anti-Covid nuk respektohen.

"Të gjithë njësoj janë."

"Nuk respektohen."

"Po të kishte shtet nuk bëhej kjo rrumpallë."

"Nuk ka kontrolle."

Gjatë një vëzhgimi të bërë këtë të martë, u pa se në autobusë ka qytetarë me dhe pa maska, duke neglizhuar rrezikun e përhapjes së infektimeve.

Ora News shpesh e ka ngritur shqetësimin e moskontrolleve nga ana e institucioneve për transportin urban që mbetet një ndër vatrat kryesore të infeksionit me Covid 19.