Zjarret nuk janë shuar, 2 vatra në Lushnje rrezikuan banesat në Ballagat dhe Gjyshaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 17:45
Zjarret e nisura prej së hënës në Ballagat të Lushnjes kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë dhe tokat bujqësore.
Banorët janë detyruar të ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe vegla të punës për të shpëtuar banesat që u rrezikuan jo pak.
"Zjarri hyri në pyll."
Një tjetër zjarr i rënë mesditën e së martës në Gjyshaj dogji rreth 5 hektarë me pyje e toka bujqësore.
Banorët ndihen të frikësuar për përhapjen e zjarrit.
"Shumë e vështirë që të fikej zjarri, erdhi nga poshtë. I qëllimshëm ishte".
Dy persona janë proceduar penalisht të martën në Has dhe Tropojë për dyshimet se kanë shkaktuar zjarre.
Ndërkohë në Fier është arrestuar një person me të njëjtën akuzë.

