Makina përplaset me motomjetin në Durrës, plagoset 36-vjeçari

Një 36-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit, ku një automjet me drejtues shtetasin D. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. K., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.