Elbasan/ Përfshihen nga flakët kodrat në “Lugat”, zjarrfikësit në vendngjarje, e vështirë ndërhyrja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 18:44
Kodrat në vendin e quajtur 'Lugat', të Njësisë Administrative Shushicë, Elbasan, janë përfshirë nga flakët.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje janë nisur zjarrfikëset, por që ndërhyrja e tyre do të jetë e vështirë për shkak të terrenit malor.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. /Ora News/
