Kurti: Ja çfarë diskutova me Angela Merkel, pati mospajtime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për shtyp ka treguar se çfarë ka diskutuar me Angela Merkel në takim.

Kurti është shprehur se ka shprehur qëndrimin e tij, ndërkohë Merkel ka shprehur interes për mbarëvajtjen e dialogut që do të zhvillohet në Bruksel. Ai thotë se në takim pati edhe mospajtime. 

Gazetarja: Çfarë ju kërkoi Angela Merkel?

Kurti: Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut që zhvillohet në Bruksel, e ku ndërmjetësues është  Lajçak, i cili do të vij nesër në Kosovë. Natyrisht që ka mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës, unë jam mëse i gatshëm ti dëgjoj, por ankesave të Serbisë për humbjet që i ka pësuar si shtet, i padrejtë që ka pasur Kosovën të okupuar në 1999, unë si kompensoj.