Ulen infektimet por rriten vdekjet në Kosovë/ 24 të vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2021, 15:52
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 24 persona si pasojë e Covid-19.
Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 357 raste të reja, nga 7 mijë e 27 teste të kryera.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në Kosovë sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.
