Vuçiç pret me lule kancelaren Merkel në Beograd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 17:20
Kancelarja gjermane ka nisur udhëtimin në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht është ndalur në Serbi, ku dhe është takuar me Presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit e ka pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit Merkel e cila do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Serbi.

Siç shihet në një foto të publikuar nga mediat e vendase Vuçiç e ka pritur me një buqetë me lule ancelaren.
Në delegacionin që e priti kancelaren gjermane ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Thomas Schieb dhe ambasadorja e Serbisë në Gjermani Snezana Jankoviq.