Ulen rastet e të infektuarvë në Kosovë, 14 viktima nga koronavirusi në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 15:14
Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 259 raste të të infektuarve.
Rastet e reja rezultuan pas testimit të 5,505 mostrave.
Shifra prej 259 i bie që 4.7 për qind e të testuarve dolën pozitivë.
Të hënën u raportuan të shëruar 870 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 17,000.
Deri të hënën, në orën 15:00, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 365,419 qytetarë.
Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës shpalli një ditë më herët masa të reja, që përfshijnë pezullimin e procesit mësimor deri më 26 shtator./REL/
