Thaçi dhe të tjerët dalin sot para Speciales

Ditën e sotme (14 shtator) do të zhvillohet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Hashim Thaçit, KAdri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Gjykatës Speciale. Në kalendarin e Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Dhomat e Specializuara e konfirmuan aktakuzën ndaj ish-eprorëve UÇK-së më 26 tetor të vitit 2020. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit. /Express/

Thaçi dhe të tjerët dalin sot para Speciales