Kapshticë, nuk deklaroi mbi 12 mijë euro në kufi, prangoset 52-vjeçari

Policia Kufitare në Kapshticë ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetas ndërkohë, që sekuestrohen 12.445 euro të padeklaruara.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një mjet tip furgon me drejtues shtetasin grek S. K., 52 vjeç, lindur në Greqi, banues në Gjermani. Gjatë kontrollit të ushtruar, 52-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe poshtë sediljes së pasagjerit 12.445 euro, të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.