Një dozë vaksinë anti-Covid për fëmijët mbi 12 vjeç, mjeku Fandi: Dy doza rritin rrezikun për miokardit

Britania i dha fund sot dilemës disa javore, nëse fëmijët e moshës 12-15 do duhen vaksinuar ose jo, duke vendisur që kjo grupmoshë të marrë vetëm një dozë vaksinë.

Arsyen e këtij vendimi e shpjegon mjeku shqiptar i urgjencës në Londër, Dr. Adrian Fandi. Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, thotë se vaksina në këtë moshë mund të japë miokardit dhe për të shmangur këtë është vendosur të marrin vetëm një dozë vaksine kundër Covid.

Fandi: Në Angli po flitet të bëhet apo jo vaksina te fëmijët 12-15 vjeç. Është një problem që në atë moshë mund të japë miokardit dhe sot Komiteti Shkencor kishte vendosur të jepte vetëm një dozë vaksinë. Pse një dozë? Me dy doza mund të rritet rreziku për të marrë miokarditin, një sëmundje inflamatore e muskulit të zemrës. Është vënë re në disa raste, % të vogël pas vaksinës së Covidit.

Po këta fëmijë nëse do të sëmureshin me Covid dhe këtë periudhë kemi pasur një numër të madh fëmijësh me Covid nga 3 muaj në 15 vjeç me pneumoni virale. Numri i të sëmurëve me pneumoni virale nga Covid është shumë herë më i lartë sesa numri i popullatës nëse do ta vaksinojmë. Bëhet bilanci risk dhe benefit. Nëse benefiti është më i madh se risku në botën anglosanksone veprohet me këtë logjikë.

Gratë shtatzënë hezitojnë të marrin dozën anti-Covid 

Një debat tjetër është edhe ai për vaksinimin apo jo të grave shtatzënë, atyre që planifikojnë një të tillë tani apo në të ardhmen.

Fandi: Unë flas si mjek urgjence më shumë sesa imunolog. Është 10 herë më e vështirë të trajtosh një nënë shtatzënë që është sëmurë me Covid sesa një nënë që është vaksinuar dhe ka pasur një efekt anësor nga Covid për veten dhe foshnjen. Këshilloj të mundohen ta evitojnë Covidin duke u evituar kontaktet. Por nëse është për tu bërë vaksina duhet bërë, është parë që nuk ka krijuar probleme. Periudha e parë e shtatzënisë është më e rrezikshmja, gjinekologët kanë këshilluar që të mos bëhet vaksina  2-3 muaj para se të ngelet shtatzënë dhe pas tremujorit të parë të shtatzënisë kur fillon dhe formohet fetusi pasi nuk ka studime. Vaksina ka filluar në janar dhe për studime duhet të mbarojë një shtatzëni. Sa i takon fertilitetit nuk dimë gjë akoma.Nuk ka asnjë studim.