Besart Berisha përgatitet për rikthimin e madh në Kosovë
Pas 10 vjetësh në Australi, ku nuk la titull pa fituar dhe suksese individuale pa arritur, Besart Berisha është gati të rikthehet në kampionatin e Kosovës. Shtypi dardan shkruan se sulmuesi 36-vjeçar është një hap larg firmës me ekipin e Ballkanit të cilët kanë ambicie të mëdha këtë sezon dhe duan t’u japin tifozëve një goditje të madhe si bomber shqiptar.
Berisha është lojtar i lire pas aventurës së fundit me Western United në kampionatin Australian, ku ka arritur të shkëlqejë me disa ekipe dhe me 157 gola të shënuar. Me Brisbane Roar dhe Melbourne Victory, 36-vjeçari fitoi tituj kampionë në Australi duke u shpallyr edhe golashënues.
Tanimë, Berisha ka vendosur të luajë në kampionatin e Kosovës me Ballkanin ku Drejtor Sportiv, është Nderim Nexhipi dhe është ky i fundit që po merret dhe me detajet e fundit për firmën me bomberin shqiptar.
