Berisha: Kam pasur edhe kërcënime për fëmijët, Basha lideri i thyer, vrau PD-në
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në raport me çështjen e tërheqjes së tij kas pasur edhe kërcënime për fëmijët.
Në emisionin Zonë e Lirë në RTV Klan, Berisha tha se mund të merrte çdo veprim për të, por në raport me statusin e partisë.
Berisha: Kam pasur edhe kërcënime për fëmijët, që do të më bëjnë këtë ose atë. Unë si zgjedhje kam vetëm gjykatën, nëse kanë prova t’i sjellin aty, sepse unë e kam paditur sekretarin e shtetit. Është bërë një bisedë me Bashën dhe i kanë thënë se më kanë informuar mua, por në fakt nuk e kishin bërë.
Basha vrau Partinë Demokratike, jo Sali Berishën. Ai mund të merrte çdo veprim për mua, por në raport me statusin e partisë. Mua më kanë thënë që Basha po bashkëpunon me njerëz të caktuar. Njoftimin e DASH-it e marrë si të vërtetë dhe i specifikuar burimet. Me këtë humbje në zgjedhje Basha është i pakorrigjueshëm. Unë u kam thënë se Basha është lider i thyer.

