Momenti kur çifti, 92 dhe 90 vjeç nxirret nga makina e cila shpërtheu në flakë në mes të rrugës
Një çift të moshuarish kanë arritur të nxirren nga makina që ishte përfshirë nga flakët në një anë të një autostrade në San Diego.
Ken Williamson, 92-vjeç dhe gruaja e tij Joan, 90 vjeçe, ishin bllokuar brenda në makinë e cila u përfshi nga flakët dhe tymi i zi.
Ata ishin nisur nga Arizona drejt Kalifornisë kur makina e tyre është përplasur nga prapa dhe papritur u përfshi nga flakët.
Pamjet e filmuara me një telefon në vendngjarje tregojnë një burrë që menjëherë hap makinën merr nga krahët plakun dhe e shpëton. Të paktën 5 persona ndihmuan për të nxjerrë të moshuarit nga makina duke I shpëtuar jetën.
Djali i çiftit tregon se i ati ka djegie në anën e majtë ndërsa e ëma ka arritur të shpëtojë vetëm me disa gërvishtje. "U jemi shumë mirënjohës. Ata djem janë heronj dhe dua tu them se kanë shpëtuar dy njerëz të mirë dhe ne duam ti falenderojmë personalisht ata njerëz" tha ai për CBS 8.