Pamje të rënda! Raportuan për protestën e grave, talibanët rrahin brutalisht dy gazetarët

Dy gazetarë afganë, janë rrahur në mënyrë brutale nga talibanët, pasi këto të fundit raportuan për protestat në kryeqytetin afgan.

Sipas AFP, dy reporterët, u morën në një demonstratë dhe u dërguan në një stacion policie në kryeqytet, ku janë rrahur me shkopinj, kabllo elektrikë dhe kamxhik pasi u akuzuan për organizimin e protestës.

"Njëri prej talibanëve më vuri këmbën në kokë, më shtypi fytyrën. Ata më goditën me kokë ... Mendova se do të më vrisnin", tha gazetari Nematullah Naqdi për AFP, përcjellë Ora News.

Pamje të rënda! Raportuan për protestën e grave,

Naqdi dhe kolegu i tij Taqi Daryabi, një reporter, të cilët të dy punojnë për Etilaat Roz (Information Daily) ishin caktuar për të mbuluar një protestë të vogël para një stacioni policie në Kabul nga gratë që kërkonin të drejtën për punë dhe arsim.

Pamje të rënda! Raportuan për protestën e grave,

Naqdi tha se ai ishte kapur nga një taliban sapo filloi të merrte fotografi.

"Ata më thanë, nuk mund të filmosh "- tha ai.

Pamje të rënda! Raportuan për protestën e grave,

"Ata arrestuan të gjithë ata që po filmonin dhe morën telefonat e tyre," tha ai për AFP. /Ora News/

Pamje të rënda! Raportuan për protestën e grave,