Ford ndalon prodhimin e makinave në Indi
Gjiganti amerikan i makinave Ford do të ndalojë prodhimin e makinave në Indi dhe do të mbyllë dy fabrikat e fundit në vend, sipas një deklarate të kompanisë.
Ford tha se do të mbyllë fabrikat në shtetet Gujarat dhe Tamil Nadu deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, por do të vazhdonte të prodhojë motorë makinash për eksport.
Kompania është firma e fundit e madhe e makinave që shpërngulet nga India vitet e fundit.
Në 2017, General Motors (GM) ndaloi prodhimin e makinave për tregun indian.
Ford tha se do të mbyllë fabrikat në shtetet Gujarat dhe Tamil Nadu deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, por do të vazhdojë të prodhojë motorë makinash për eksport.
Ford kishte pësuar humbje prej më shumë se 2 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit në Indi dhe kërkesa për automjete të reja është ulur ndjeshëm, tha firma. Ford ka 25 vite që prodhon makina në Indi.

