Shqipëria e pandalshme kundër San Marinos, kryeson 4 me 0

Pjesa e dytë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos në “Elbasan Arena”, ka nisur shumë mirë për kombëtaren tonë.

Kombëtarja jonë ka arritur të shënojë dy gola, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Përballë San Marinos, trajneri Reja kërkon nga të tijtë që të kenë ekuilibrat e duhur, ndërsa ka qenë Qazim Laçi ai që në minutën 58 shënon golin e dytë të takimit, ndërsa në minutën 61 Armando Broja shënon golin e tretë.

Ndërkohë në minutën 67 ka shënuar edhe kapiteni Hysaj.