Policia ndalon dasmën në Pejë, gjobit pronarin e lokalit dhe organizatorin

Policia e Kosovës po vepron me"dorë të hekurt" për të garantuar zbatimin e masave të reja anti-Covid të miratuara së fundi  nga qeveria kosovare pas rasteve në rritje të infeksioneve nga koronavirusi por edhe viktimave.

Së fundi mediat kosovare raportojnë se policia e Pejës ka ndaluar organizimin e një dasme në fshtatin Radac.

Sëbashku me policinë kanë qenë edhe inspektorët e AVUK-ut, të cilët nuk janë kursyer as në gjoba.

“Pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind euro. Të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet në njoftim.