"Është turp!"Bogdani denoncon: Komuna e Parisit prej ditësh pa ujë të pijshëm

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka denoncuar në faqen e tij në facebook mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Komunës së Parisit në kryeqytet.

Sinjalizimin për këtë problematikë e ka marrë nga vetë banorët, sipas të cilëve prej disa ditësh nuk u vjen uji në rubinetat e tyre.

Bogadani thotë se është e papranueshme që një lagje e tërë e Tiranës nuk furnizohet me ujë ndërkohë që Ujësjellësi paguan miliona lekë për PR.

Bogdani: Me lajmerojne banoret se Komuna e Parisit ka disa dite pa uje! Eshte e papranueshme qe nje lagje e tere e Tiranes te mos furnizohet me uje!

Nderkohe qe ujesjellesi i Bashkise se Tiranes paguan miliona leke per PR, jo vetem qe nuk merr asnje mase per rritjen e cilesise se ujit, qe vazhdon te jete i papijshem, por per me teper nuk garanton as furnizimin minimal te lagjeve te kryeqytetit!

Keto vite çmimi i ujit eshte rritur dhe ndonese qytetaret paguajne me shume, as cilesia dhe as furnizimi nuk jane rritur! Depozitat e ujit dhe pompat vazhdojne te jene pjese e panorames se qytetit dhe perditshmerise se banoreve! Nderkohe edhe pagesat shtese per ta blere ujin e pijshem, rendojne ne xhepat e familjeve te Tiranes.

Çdo fushate elektorale Veliaj ka premtuar 24 ore uje, nderkohe vazhdon te deshtoje ne kete drejtim! Furnizimi me uje te pijshem eshte jo thjeshte zgjidhja e nje domosdoshmerie, por garantimi i nje minimumi jetik e bazik.

Eshte turp qe ne vitin 2021 te diskutohet ende furnizimi me uje te pijshem, sidomos ne nje vend e qytet qe resurset ujore natyrore i ka me bollek!