E zhdukur prej 12 vitesh, policia than liqenin për të gjetur gjurmët e 35 vjeçares (video)

Policia britanike ka tharë liqenin, për të gjetur gjurmët e një gruaje që është zhdukur 12 vite më parë. Bëhet fjalë për 35 vjeçaren, Claudia Lawrence.

Policia e North Yorkshire konfirmoi se kanë 'kulluar' liqenin si pjesë e hetimit të tyre. Një zëdhënës tha: "Kërkimet janë duke vazhduar dhe ne presim që të vazhdojnë për disa ditë me radhë".

Megjithatë autoritete policore nuk kanë zbuluar shkakun që  i çoi oficerët të kullojnë një liqen të tërë pas 12 vitesh.

Pamjet e marra me dron tregojnë liqenin e tharë dhe oficerët e policisë, që kryejnë ekzaminime në shtatin e liqenit, në pyllin Yorkshire.

E zhdukur prej 12 vitesh, policia than liqenin për të gjetur

Ekipet e kërkimit po përdorin gjithashtu pajisje që depërtojnë në tokë dhe qen të trajnuar për të gjetur mbetje njerëzore.

35 vjeçarja u pa për herë të fundit të mërkurën e 18 marsit në vitin 2009, teksa shkonte në shtëpinë e saj në Heworth Road, York.

Atë mbrëmje  ajo telefonoi  prindërit e saj, të cilët thanë se dukej në humor të mirë, por nuk u dëgjuan më kurrë. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk mbërriti në punën e saj në Universitetin e York, ku punonte si kuzhiniere, dhe telefoni i saj ishte fikur rreth orës 12:10 të mesditës.