Shikoni videon nga sulmi terrorist në qendrën tregtare, autori ishte frymëzuar nga ISIS
Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur,kur një burrë nga Sri Lanka sulmoi një supermarket me armë zjarri në Zelandën e Re.
Pas 60 sekondsh autori u qëllua për vdekje nga forcat policore. Thuhet se autori ishte ndikuar nga ideologjitë dhe rregullat e grupit terrorist ISIS.
"Ishte ekstremist i dhunshëm, policia e njihte atë", ka thënë kryeministrja e Zelandës së Re.
Sipas Sky News, autori ishte një burrë 32-vjeçar nga Sri Lanka, që jetonte në Zelandën e Re që prej 2011-ës.
"Një ekstremist i dhunshëm nisi një sulm terrorist mbi Zelandezët e rinj të pafajshëm," tha kryeministrja e vendit në një konferencë shtyp.
Duke e përshkruar autorin si "ujk të vetëm", ajo tha se ai ishte "mbështetës i ISIS " dhe se ishte i ndikuar nga ideologjia ekstremiste e organizatës terroriste.


