Xhelaj: Po mbyllet faza e parë për aplikimet në universitet, mjekësia dhe IT më të preferuarat

Në një intervistë për Ora News, profesori Arjan Xhelaj u shpreh se procesi i regjistrimit në universitet ka mbyllur fazën e parë në e-albania duke bërë që shumë maturantë të mbyllin zgjedhjen e tyre.

Ai tha se portali e-albania bën edhe një llogari dhe renditje online automatike dhe kështu maturantët mund t’i shohin online dhe live ndryshimet dhe hapjen e një vendi.

Xhelaj: Aktualisht jemi në fazën e regjistrimeve në universitet. Procesi ka mbyllur fazën e parë në e-albania duke bërë që shumë maturantë të mbyllin zgjedhjen e tyre. Me daljen e rezultateve të para do të kenë mundësi ata maturantë që kanë aplikuar në raundin e dytë. Portali nga ana tjetër ka një informacion të mjaftueshëm për maturantët që duan të regjistrohen në një degë t ëcaktuar. Po ashtu edhe maturantët janë të informuar nga burime të tjera.

Po ashtu, portali bën edhe një llogari dhe renditje online automatike. Kështu maturantet mund t’i shohin online dhe live ndryshimet dhe hapjen e një vendi. Ky është një proces që i ka të gjitha mundësi e regjistrimit. Nëse kanë ngelur kuota të lira ekziston edhe një raund i tretë duke u dhënë edhe një mundësi tjetër maturantëve që nuk u ka dalë dega, ose që janë çregjistruar.

Xhelaj shtoi se në raport me aplikimet, më shumë ka mjekësia si gjithmonë, po ashtu edhe teknologjia e informacioni, duke parë edhe mundësitë e shumta në treg.

Xhelaj: Në raport me aplikimet, më shumë ka mjekësia si gjithmonë. Procesi zakonisht përfundon brenda 2-3 fazave të para. Ka edhe degë të tjera që janë të preferuar që janë teknologjia e informacioni, duke parë edhe mundësitë e shumta në treg. Po ashtu degët e shkencave mjekësore, si infermieria. Po ashtu, ka edhe një rritje interesi për programet 2-vjeçare.