Përmbytjet katastrofike në SHBA, të paktën 45 viktima

Nju Jorku ka shpallur gjendje emergjente, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve të mëdha nga stuhia Ida, duke vrarë të  paktën 45 persona.

BBC njofton se mosha e  viktimave varion nga 2 deri në  86 vjeç. 

Në veri të Manhattanit, një zyrtar lokal, i tha CNN se tre persona ishin bllokuar në makinë dhe po përpiqeshin të dilnin.

"SHBA po vuan pasoja e ndryshimit të klimës, është çështje jetë a vdekje",  është shprehur presidenti Biden për stuhinë Ida.

Përmbytjet katastrofike në SHBA, të paktën 45 viktima

Metroja gjigante e Nju Jorkut rifilloi pjesërisht funksionimin dje, pasi u pastruan disa stacione të përmbytura.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA (NWS) vendosi një rekord absolut të reshjeve në Central Park: 80 milimetra  shi në një orë.