Mbërrin një tjetër dërgesë vaksinash Pfizer, Manastirliu përsërit apelin: Vaksinohuni!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2021, 21:28

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu teksa dha lajmin apelon qytetarët që të mos hezitojnë për asnjë moment por të vaksinohen.
"Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit".

