Aksident rrugor në Elbasan, automjeti përplas 80-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2021, 21:01
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, cili është transportuar në spital.
“Më datë 02.09.2021, rreth orës 19:50 , në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.M., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – shkruan policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
