Rekord vdekjesh nga virusi në Kosovë që prej fillimit të pandemisë, 36 viktima dhe 1.630 raste të reja

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.458 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.

Raste aktive me koronaviurs janë 26.575. /REL/