Gjobë kush nuk respekton masat, Kurti: Do të rrisim numrin e inspektorëve dhe do zgjasim orarin e punës së policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtar për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve për shkak të koronavirusit, është shprehur se kanë vendosur që të rrisin kapacitetet mbikëqyrëse, me qëllim që të respektohen masat.

Më tej ai ka thënë se orari i punës së efektivëve policisë do të zgjatet nga 8 në 12 orë, teksa shton se do të ketë zbatim të pakompromis të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjepruëse.

“Ne do të bëjmë gjashtëfishimit e inspektorëve të AUV-it, atyre 17 sa janë do t’ia shtojmë edhe 85 të tjerë. Merreni me mend, e kemi AUV-in, siç e kemi gjetur me 17 inspektorë gjithsej, që i bie as gjysmë inspektori për komunë. Orari i punës së policisë bëhet tash e tutje me ndërrime 12 orëshe, në vend të 8-orëshe. Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hyjnë në fazë të re. Ne do të themelojmë Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me Covid-19,”- tha Kurti.

Kryeministri i Kosovësu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinuar  të kenë kujdes, pasi edhe ato mund të infektohen.

“Edhe të vaksinuarit mund të jenë bartës e shpërndarës të COVID-19, andaj fakti që ai është i vaksinuar nuk e ka zvogëluar gjasat që ai ta përhapë atë tek të tjerët. Mund të them që nuk jemi të kënaqur me disiplinën që duhet të jetë dy herë dy javore e të vaksinuarve. U bëj thirrje qytetarëve të Republikës që në rastin e vaksinimi qoftë të dozës së parë ose të dytë të ketë tejet shumë kujdes. Vaksina kemi më shumë AstraZeneca se sa Pfizer. I inkurajoj qytetarët që të mos përcaktohen ekskluzivisht për Pfizer, unë e kam marrë vaksinën me dy doza të llojit AstraZeneca. Ajo nuk ngelet prapa  sa i përket parandalimit të virusit korona,”- tha Kurti.

Më tej kreu i qeverisë së Kosovës, është shprehur se do të ketë gjoba për këdo që do të shkel masat kufizuese .

”Natyra e përhapjes së këtij virusi në këtë variant është eksplozive. Dje morëm një vendim për disa masa kufizuese, megjithatë është brengosëse shkalla e respektimit të tyre. Andaj në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkel masat. Dhe inspektorët do të shtojmë për mbikëqyrje. Për t’i zbatuar masat me sukses, për ta pasur shtetin në nivel të detyrës, do ta gjashtëfishojmë stafin e inspektorëve. Fakti që dikush është i vaksinuar ndonëse është i mbrojtur nuk e zvogëluar bartjen e virusit., bartës dhe shpërndarës mund të jesh edhe i vaksinuar. Një lloj disipline që duhet të jetë dy herë dy jave për qytetarët e republikës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve. Pas vaksinimit. 

Dy javë duhet të ketë kujdes maksimal. Nuk funksionon ashtu që të marrësh vaksinen dhe të jesh totalisht i pakujdesshëm. Në bazë të dhënave që kemi marrë është një numër i madh i qytetarëve që pasi kanë marrë njërën vaksinë nuk e kanë pasur disiplinën e duhur dy javore. Problemi tjetër që kemi është se kemi shumë vaksina të mbetura të llojit AstraZeneca ndërkohë që kemi pak të atyre Pfizer. Unë dhe ministrat kemi marrë dy doza Astra Zeneca dhe ajo nuk qëndron aspak prapa vaksinës tjetër. Inkurajoj qytetarët që të marrin edhe këtë vaksinë pasi është shumë e sigurtë. Varianti Delta është problematik dhe është duke u shpërndarë me të madhe. 0.81% kanë qenë të vaksinuar së paku me një dozë. Prej fillimit të muajit deri pardje. Kemi dhjetëfishim të rasteve të atyre që janë infektuar me Covid,”- shtoi ai.