Situatë kritike nga Covid në Kosovë, Kurti anulon vizitën në Austri, thërret mbledhje urgjente

Nisur nga situata kritike e pandemisë së COVID në Kosovë, kryeministri Albin Kurti ka anuluar udhëtimin drejt Austrisë ku sot pasdite do të mbahet Forumi Evropian Alpbach 2021,

Pasditen e sotme ai do të thërrasë në mbledhje urgjente Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona si pasojë e COVID ndërkohë që janë konfirmuar pozitivë rreth 2 mijë raste të reja./OraNews/