Bie kurba e infektimeve/ 486 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Tre viktima dhe 486 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë . 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Ministria njofton se si pasojë e sëmundjes vdekjeprurëse kanë humbur jetën një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Gusht 2021)

Raste të reja ditore       486
Të shëruar në 24 orë       207
Të shtruar në spitale       97
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4,532

Testime totale            1,040,124

Raste pozitive             145,333
Raste të shëruara         133,332
Raste Aktive                    9506
Humbje jete                     2,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3399
Shkodër          1625
Vlorë               897
Durrës             742
Fier                  709
Lezhë              528
Elbasan           472
Berat               330
Gjirokastër       261
Korçë               237
Kukës              165
Dibër                 141