Albumi i ri i Edd Sheeran, kompozitori ndan detaje nga albumi i katërt
Dy muaj nga data zyrtare e prezantimit të albumit të ri, kantautori britanik Ed Sheeran ka ndarë disa me publikun disa detaje. I titulluar “Equals”, ky është albumi I katërt I Sheeran. Regjistrimi përmban 14 këngë dhe do të prezantohet më 29 tetor nga “Asylum Records”.
(Equals) është një album shumë personal dhe do të thotë shumë për mua. Jeta ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit, u martova, u bëra baba, humba miq dhe në album unë reflektoj për të gjitha këto. Unë e shoh atë si një album pjekurie dhe mezi pres ta ndaj me të gjithë ju”, komentoi Sheeran.
Kwngwtari publikoi gjithashtu një këngë të re, “Visiting Hours”, e përfshirë në album së bashku me një performancë video. “=” përfshin nga këngët klasike me kitarë, baladat dhe deri te kompozimet unike, siç është kënga e parë që prezantoi kwtw këtë verë, “Bad Habits ", e cila u bë hiti i 10 -të i Sheeran në Mbretërinë e Bashkuar.
Thesari qindra miliardësh i talibanëve
30 Gusht, 11:24
30-vjeçari shtoi se ai "nuk kishte qenë kurrë më krenar për një punë, apo më i emocionuar se kësaj here".
Me "=," Sheeran vazhdon traditën e emërtimit të albumeve të tij sipas simboleve matematikore. Ky është një koleksion këngësh që janë kompozuar në harkun kohor të katër viteve, pas publikimit të albumit fitues i shumë çmimeve “ö” (Divide), ku Sheeran thekson përvojat e fituara dhe njerëzit që takoi gjatë eksplorimit të dritëhijeve të ndryshme të dashurisë.
Kopertina e albumit është një bashkësi fluturash që simbolizojnë një “jetë të re”, lajtmotivi i albumit, i pikturuar nga vetë Ed Sheeran.


