PD voton ekipin e ri, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar edhe Berisha
Ashtu siç është parashikuar, pasditen e sotme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar për të zgjedhur ekipin e ri.
Mbledhja nisi rreth orës 18:00, ndërsa i pranishëm ishte dhe ish-kryeministri Berisha.
Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, dy prej tyre gra. Po ashtu me votë unanime nga Këshilli Kombëtar u miratuan edhe sekretarët dhe propozimet për Kuvendin.
Ndërkohë pritet edhe votimi i Kryesisë së re.
Ditën e djeshme, Ora News zbardhi edhe disa nga emrat që Lulzim Basha iu ka besuar poste të rëndësishme.

Lista e plotë:
KATËR NËNKRYETARËT
Jorida Tabaku, përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë
Grida Duma, përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile
Alfred Rushaj, nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar
Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i PD dhe i Kuvendit
SEKRETARËT
Gazment Bardhi , Sekretari i Përgjithshëm
Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore e Zgjedhore
Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar
Flutura Açka, Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës
Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit Zgjedhor.
Ledina Mandia, Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave
Jonila Godole, Sekretare për të Përndjekurit Politikë
Flamur Hoxha,Sekretari për Klimën e Biznesit
Belind Kelliçi, Sekretar për emigrantët
Oriela Nebiaj, Sekretare për Organizatat Partnere
Arta Sakja dhe Greta Bardeli, Sekretare të Burimeve Njerëzore
Taulant Zeneli dhe Endri Hasa, Sekretariati i Koordinimit Elektoral dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital
Enriketa Papa , Kryetare e Fondacionit për Liri dhe Demokraci
PARLAMENTI
Enkelejd Alibeaj, Nënkryetar i Kuvendit
Alfred Rushaj, Kryetar i Grupit Parlamentar
Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, nënkryetarë të Grupit Parlamentar
Orjola Pampurit, Zëdhënëse e Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu , Sekretar i Grupit Parlamentar
DEPUTETËT NË 8 KOMISONET PARLAMENTARE
Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian:
Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë:
Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike
Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese
Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme./OraNews/

