Tjetër barazim zhgënjyes për Shkëndijën e Tetovës, Shkupi 3 pikë për kreun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 19:25
Në Maqedoninë e Veriut, kampionët në fuqi të Shkëndijës nuk po ecin siç duhet. Skuadra e Akrapoviç nuk ka fituar asnjë ndeshje në transfertë dhe as në këtë të sotmen nuk arriti ta bënte duke u larguar vetëm me një barazim 2-2 nga fusha e Pelister Bitola, shkruan Ora News.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Ramadanin në 9’ ndërsa Juffo me një dygolësh kaloi vendasit në avantazh dhe vetëm në fund i riu Shala barazoi në 2-2.
Me një rezultat të tillë, kuqezinjtë mbetet në vend të tetë në renditje me 6 pikë, 4 pikë nga kreu.
Ndërkohë, ekipi tjetër shqiptar në këtë kampionat, KF Shkupi ruan kryesimin pas fitores së thellë 4-1 ndaj rivalëve të FK Skopje.
