Sfidat e Shtatorit, Reja shpall listën. Muçi risi por rikthehen edhe disa të rinj

Trajneri i kombëtares Edi Reja ka shpallur listën e futbollistëve që ka grumbulluar për ndeshjet e eleminatorëve të Botërorit 2020 që do të luhen në Shtator ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos. Risia e kësaj liste është përfshirja e Ernest Muçit që vjen nga kombëtarja U-21 por nuk është e vetmja.

Duke parë problemet në repartin e mbrojtjes, sidomos nga krahët, trajneri kuqezi ka bërë edhe disa rikthime të të rinjve si, Çepele, Mitaj dhe Mihaj. Në mesfushë mungon sërish Taulant Xhaka i cili duket se ka refuzuar sërish ftesën e trajnerit Reja, shkruan Ora News.

Ndërkohë që sulmi është reparti më i kompletuar dhe me më shumë alternenativa ku krahas të përhershmëve eshte thirrur edhe Ernest Muçi pas paraqitjeve të mira me Legian.

Më poshtë edhe lista e plotë e kombëtares.

Në portë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani.

Në mbrotje:Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.

Në mesfushë: Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi

Në sulm: Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.

Sfidat e Shtatorit, Reja shpall listën. Muçi risi por rikthehen edhe