Real Madrid vendos ultimatum ndaj PSG për të mbyllur goditjen Mbappe
Rezultati i telenovelës Kylian Mbappé është një hap larg nga njohja e rezultatit. Siç raportohet nga Le Parisien, Real Madrid sapo i ka dërguar një ultimatum PSG -së për ta bërë të qartë se ata janë të lodhur duke pritur përgjigjen për ofertën e fundit (170 + 10 mln Euro bonus) dhe se ata duan të mbyllin transferimin e sulmuesit deri nesër.
Gazeta pariziene thekson se operacioni mund të bëhet i pamundur nëse gjërat shtyhen deri të hënën pa një marrëveshje. Mbappé do të udhëtojë në Clairefontaine për t’u bashkuar me kombëtaren franceze dhe Real Madrid e ka shumë të vështirë të negociojë që nga ajo ditë e më pas, veçanërisht për shkak të problemeve që do të sillnin proçedurat për testet mjekësore, udhëtimit, pavarësisht lehtësive që trajneri Deschamps është i gatshëm të sigurojë.
Sidoqoftë, edhe pse Le Parisien pohon kategorikisht se ka një ultimatum nga Real Madrid, burime nga PSG bëjnë të ditur se klubi francez i shikon këto veprime si lëvizje për të nervozuar drejtuesit parizienë. Pa dyshim, askush nuk e di se si do të përfundojë ajo që konsiderohet deri më sot, një nga transferimet më të vështira të dekadës së fundit, shkruan Ora News.
