Crsitiano Ronaldo do të mbajë numrin 7, Rio Ferdinand zbulon "padashje" gjestin e Edinson Cavanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 12:33
Cristiano Ronaldo do të mbajë numrin 7 tek Manchester United.
Këtë e ka zbuluar ish-mbrojtësi Rio Ferdinand. "Ta mendosh që Cavani mund të jetë zëvëndësuesi i tij, kjo duket e pabesueshme, por Cavani e ka parë se kush po vinte dhe menjëherë ka vendosur ta lejë fanellën", u shpreh Rio Ferdinand në një bashkëbisedim në kanalin e tij në Youtube.
Për Ronaldon ky është rikthim pas 12 vitesh tek skuadra e Machester United.
