Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, Ministri i Jashtëm grek viziton Shkupin në fund të muajit

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut në fund të këtij muaji, gjatë së cilës do të inspektohet zbatimi i detyrimeve të Marrëveshjes së Prespës, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, duke shtuar se në vizitë do të diskutohet edhe mbështetja e Athinës në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë.

Osmani sqaroi se është krijuar një grup pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, i cili përfshin një koordinator që inspekton zbatimin e detyrimeve të marrëveshjes në baza javore.

Në takimin me Dendias, është planifikuar të vlerësohet përmbushja e detyrimeve që Greqia ka me marrëveshjen.