(VIDEO)Kartela kosovare e vaksinimit s'njihet në BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 22:47

Kartelat e vaksinimit që po lëshohen nga autoritetet kosovare, po del se nuk po funksionojnë edhe në vendet evropiane.
Skanimi i QR kodit dhe kartela e vaksinimit nuk po njihen në disa vende si Norvegjia, Italia e Franca. Shkak i kësaj qytetarët kosovarë nuk po mund të qasen në vendet publike e as në ato private jashtë vendit.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se këto kartela janë bërë ne përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe se nuk kanë pranuar ankesa për një problem të tillë./KlanKosova/