Video/ Avioni bën zbritje emergjente në mes të autostradës
Një aeroplan i vogël ka bërë një ulje emergjente në autostradën ndërshtetërore në veri të San Diegos, duke lënduar disa njerëz dhe shkaktuar avari në trafik.
Avioni me një motor Piper PA-32 u ul rreth orës 12:15 pasdite, sipas FAA, duke bërë që disa automjete të urgjencës të nxitojnë në vendin e ngjarjes.
Ende është e paqartë pse piloti u ul në autostradë, megjithëse FAA tha se po hetonte incidentin.
SkyRanger i NBC 7 kapi imazhe ajrore në vendngjarje, të cilat treguan se avionit i mungonte gjysma e krahut të tij të djathtë.


Krahu dukej se ishte rreth 500 metra larg avionit.
Një pjesë e avionit gjithashtu dukej ishte futur në pjesën e pasme të një makine.
Sarah Tribett, makina e së cilës u godit nga avioni tha: "Na goditi dhe pastaj u rrotullua. Dhe pastaj, krahu u mbërthye në makinën tjetër."
Një dëshmitar, Ian Dyer, kapi momentin kur avioni u ul në korsinë I-5 në Del Mar.
