Fotolajm/ Afganët e evakuuar në kërkim të një jetë të re jashtë vendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 15:02
Mijëra shtetas afganë janë evakuuar ditët e fundit, por fluksi i refugjatëve duket se nuk ka fund.
Më poshtë janë disa nga fotografitë më të fundit nga e gjithë bota.

Kjo familje me fëmijë të vegjël mbërriti herët të martën nga Kabuli në aeroportin ndërkombëtar Uashington Dalles në shtetin amerikan të Virxhinias

Ndërkohë, mijëra të tjerë ishin në radhë në aeroportin e Kabulit për t'u dërguar në vendin e tyre të sigurt
Talibani mori kontrollin e Afganistanit 10 ditë më parë, dhe megjithëse nuk ka më konflikte të armatosura, OKB-ja raporton se pushteti i ri vijon të jetë i dhunshëm, të ekzekutojë njerëz pa i gjykuar, të kufizojë aksesin e gazetarëve dhe të dobësojë rolin e grave në shoqëri, duke mos i lënë të dalin nga shtëpia apo në punë.
Banka Botërore pezulloi të martën projektet zhvillimore në Afganistan prej shqetësimeve mbi drejtimin e vendit dhe të ardhmen e grave afgane.
