Ulen shifrat, regjistrohen 200 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orë nga Covid-19
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 200 raste të reja me koronavirus nga 2,183 testime të kryera.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën gjithashtu të ditur se jetën e kanë humbur edhe dy qytetarë ndërsa 27 të tjerë janë shëruar.
Rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.
Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 47
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2183
Testime totale 959,984
Raste pozitive 136,147
Raste të shëruara 130,700
Raste Aktive 2,981
Humbje jete 2,466
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1078
Shkodër 440
Fier 309
Vlorë 281
Elbasan 183
Durrës 180
Lezhë 169
Gjirokastër 97
Berat 84
Korçë 68
Kukës 57
Dibër 35
