Pfizer për çdo moshë, në pikat e vaksinimit ofrohen të gjitha vaksinat, edhe pa rekomandim mjeku
Tashmë në çdo pikë vaksinimi qytetarët mund të zgjedhin të kryejnë edhe vaksinën Pfizer, pas asaj kinezes apo Astra Zeneca-s.
Në qendrën shëndetësorë numër 6 në kryeqytet, vihet re një interes i shtuar i qytetarëve sidomos me nisjen e muajit të hapur.
Në ditë kryhen rreth 150 vaksina vetëm në këtë qendër.
"Në ditë bëhen rreth 150 apo 200 vaksinime. Ka rreth 1 javë, që pas hapjes së fashës për personat mbi 18 vjeç që po kryhet edhe Pfizer," tha Hysi.
Më së shumti kërkojnë Pfizerin, thotë drejtori Besar Hysi.
"Më shumë janë të vaksinuar tek vaksina Pfizer, ka edhe nga ata që duan, që e kërkojnë dhe ikin jashtë sepse ja kërkojnë medoemos për studime," shtoi ai.
Nuk mungojnë as ata që kanë frikën e kufizimeve.
"Pfizer, ku di unë si e ka emrin. Tani ajo është më e mira, siç thonë të gjithë, unë nuk jam mjek," thotë një qytetar.
"Jo për mbrojtje, kjo është bërë më shumë e detyrueshme sepse në institucionet që punon thonë duhet bërë vaksina. Nuk e dimë sa siguri ka," thotë qytetari.
Dikush doli i shqetësuar se vaksina që po injektohej nuk ishte Pfizer.
"I thashë zonjës më trego çfarë lloj vaksine po bëj unë, e kam për Pfizer. Nuk ma provoi që është Pfizer. Nuk ishte ajo shishja, nuk kishte logo dhe skadonte tani, i 10-ti," tha qytetari.
Në ankand koleksioni i rrallë
12 Gusht, 15:40
Lidhur me këtë dilemë, Hysi siguron se ofrohet ajo që kërkohet.
"Ajo vaksinë është e sigurt që është Pfizer," shtoi Hysi.
Veç vaksinimit, në këtë qendër nuk mungojnë as ata që rezultojnë pozitiv me coronavirus.
"Kemi pasur raste me variantin Delta. Mesatarisht në qendrën tonë paraqiten dhe rezultojnë pozitivë, mund të themi 3 apo 4 raste në ditë dhe kanë shenja më të lehta se sa varianti i parë," tha Hysi.

