(Video) Pamje apokaliptike, momenti kur qendra tregtare në Nju Jork goditet nga rrufeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 18:22
Stuhi të shumta të furishme kanë goditur Nju Jorkun ditët e fundit. Ndërkohë në një video që është bërë virale në rrjet ku shihet se vendi është duke u përballur me kushte të vështira atmosferike është kapur dhe momenti kur rrufeja godet qendrën tregtare One World.
Pamjet duken apokaliptike dhe mjaft të frikshme. Po ashtu edhe Tennessee është goditur nga përmbytje të shumta.
Deri më tani atje janë regjistruar 22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.