FDA jep miratimin për përdorim të përhershëm për vaksinën e Pfizer
Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, ditën e sotme ka dhënë miratimin për përdorim të përhershëm për vaksinën Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 për personat mbi 16 vjeç e sipër.
Kjo është vaksina e parë kundër sëmundjes vdekjeprurëse e miratuar nga FDA përdorim të përhershëm.
Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se vendimi i fundit i FDA-së do t’i bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer/BioNTech është e sigurt dhe efektive.
“Miliona njerëz tashmë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit, por ne e dimë se për disa, miratimi i një vaksine nga FDA-ja mund të ngjallë besim shtesë për t'u vaksinuar”, tha Janet Woodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.
“Miratimi i kësaj vaksine nga FDA-ja është një moment historik, derisa vazhdojmë të luftojmë pandeminë”, shtoi ajo.
Vaksina Pfizer/BioNTech është autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara që nga mesi i dhjetorit për personat e moshës 16 vjeç e lart. Ndërkohë në muajin Maj, u miratua që të përdorej edhe nga mosha 12-vjeç e lart.
Deri më tani më shumë se 92 milion kanë marrë vaksinën Pfizer/BioNTech.
