Video virale/ Ushtari amerikan u jep ujë fëmijëve afganë në aeroportin e Kabulit

Situata në aeroportin e Kabulit vijon të mbetet e rënduar, me mijëra qytetarë afganë që presin në hyrje bashkë me familjet me fëmijë të vegjël, për t'u larguar nga vendi sa më parë.

Kjo është java e dytë që qytetarët afganë presin jashtë aeroportit për tu evakuuar, që nga hyrja e talibanëve në Kabul dhe marrjen nën kontroll të pushtetit.

Pavarësisht se vendet perëndimore janë po tentojnë të evakuojnë qytetarët  e tyre dhe afganët që kanë punuar për ta, radhët në aeroport mbeten të gjata, si pasojë e  ndërhyrjes dhe kontrolleve të rrepta dhe pengesave nga ana e krupit ekstremist taliban.

Së fundmi në rrjetet sociale qarkullon një video ku duket një ushtar amerikan, i cili u jep ujë fëmijëve afganë. Sidoqoftë, sipas medieve të huaja, nuk dihet ende data e saktë e regjistrimit të videos.

Aeroporti ka qenë një skenë kaosi që kur talibanët morën në kontroll kryeqytetin afgan në 15 gusht ndërsa forcat amerikane dhe ndërkombëtare përpiqen të evakuojnë qytetarët dhe afganët më të rrezikuar.

Të paktën 20 persona kanë vdekur ndërsa mijëra njerëz në radhët e aeroportit të Kabulit janë duke u shtypur për vdekje, tha një zyrtar i NATO -s për agjencinë e lajmeve Reuters. Thuhet se e diela ishte më e qetë se ditët e mëparshme.

Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey tha se talibanët po bashkëpunojnë dhe po fusnin njerëzit në radhë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke e bërë procesin më të shpejtë, për ata që shpresojnë të largohen.

Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar 5.725 njerëz që nga 13 gushti, tha Ministria e Mbrojtjes (MM) vonë të dielën. Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 1.000 personel të Forcave të Armatosura të dislokuar në Kabul.