Debati për gazsjellësin, Merkel: Gazi nuk duhet përdorur si armë gjeopolitike nga Rusia, ose do ketë sanksione
Rusia i refuzon pretendimet e disa sheteve evropiane se gazsjellësi i saj "Rrjedha Veriore 2" mund të rritë varësinë e BE-së nga gazi rus.
Shqetësimet i përsëritën të dielën kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë një takimi në Kiev.
"Jemi me amerikanët për mendimin se gazi nuk duhet përdorur si armë gjeopolitike, dhe do të ketë sanksione po të ndodhë kjo."
"Projektin e shohim ekskluzivisht në prizmin e sigurisë dhe si një armë të rrezikshme me të cilën Kremlini do të rrezikojë gjithë Europën."
Gazsjellësi 12-miliardëdollarësh që kalon poshtë Detit Balltik planifikohet të dyfishojë sasinë e gazit natyror nga Rusia në Gjermani.
Transporti do të bëhet duke shmangur Ukrainën dhe duke i mohuar asaj miliarda dollarë fitime si vend tranziti dhe sasi të mëdha për rrjetin e vet.
"Për ne, 'Rrjedha Veriore 2' është një projekt ekskluzivisht tregtar, me përfitime të dyanshme. Janë të pabaza pretendimet se do të rritet varësia e Europës nga gazi rus. 'Rrjedha Veriore 2' do e forcojë sigurinë energjetike të Europës për dekadat e ardhshme, prandaj edhe kryeqytetet europiane janë të interesuara që të përfundojë," deklaroi kryediplomati rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për mediet hungareze.
Fqinjët rusë, si vendet baltike, Polonia dhe Ukraina e kundërshtojnë projektin e gazsjellësit. Amerika ndan të njëjtin qëndrim por plani ka vijuar të zbatohet dhe tubacioni 1,200 km i gjatë është 99% i përfunduar, ndaj Uashingtoni në koordinim me Gjermaninë ka pezulluar sanksionet e mëparshme.
E rëndë/ 20-vjeçarja nga Tropoja vdes nga koronavirusi
23 Gusht, 11:58


